Seks gjatë Periodave

Seks gjatë Periodave

Nëse jeni me perioda dhe dëshironi të bëni seks duhet të merni parasysh disa gjëra më parë. Sot do shikojmë më në detaj çfarë duhet të dimë për seksin gjatë periodave.

Shumë femra mendojnë se seksi është në  armë-pushimi gjatë asaj kohe të muajit. Ndoshta kjo vjen sepse nuk ndihen rehat me idenë e të qenurit intimë pikërisht tani, ose ndihen të patërheqshme ose të papastra. Ndoshta është partneri i tyre që nuk dëshiron seks gjatë menstruacioneve.

Por sidoqoftë, shumë çifte bien dakort që të kryejnë marrëdhënie gjatë periodave, gjithmonë kjo duhet të jetë një zgjedhje e të dyve dhe duhet të ndiheni rehat për atë që mund të ndodhë. Gjithësesi, nuk ka arsye pse të mos jeni intimë me partnerin tuaj edhe gjatë ciklit menstrual. Në fakt mund të keni edhe përfitime shëndetsore të vërteta.

Të bërit seks gjatë periodave mundet që të lehtësojë dhimbjen menstruale të barkut duke çliruar endorfina në trupin tuaj gjatë orgazmës. Seksi gjatë periodave mund të shkurtojë këtë kohë me disa ditë. Ju do të vazhdoni të keni po të njëjtat perioda si më parë, por kontraktimet e mitrës gjatë orgazmës ndihmojnë që të ekskretoni gjakun menstrual më shpesh, prandaj edhe periodat mund të mbarojnë më shpejt.

Hapi i Parë: Duhet të ndiheni rehat me këtë ide

Ju dhe partneri juaj duhet ta diskutoni mirë këtë gjë sepse të dy mund të përjetoni të papritura për të cilat nuk keni dëshirë të përballeni. Gjaku menstrual në fakt është një lubrifikant shumë i mirë dhe për disa çifte e shton kënaqsinë seksuale. Penisi i mashkullit gjithashtu shërben si tampon duke patur gjakderdhje gjatë seksit, kjo iu jep atyre përshtypjen sikur janë duke kryer marrëdhënie me një të virgjër. Por sikurse ka persona që i pëlqejnë këto gjëra, ka edhe nga ata që ndjejnë të kundërtën.

Tradita personale, fetare ose kulturore mund të jetë e tillë që kundërshton seksin gjatë menstruacioneve, edhe pse ai nuk është as më i rrezikshëm, i parehatshëm apo edhe më i rrëmujshëm se sa çdo lloj seksi tjetër.

Vetëbesimi personal për seksin gjatë periodave është problem për meshkujt edhe për femrat, pasi femrave zakonisht u mësohet se ato janë të pisëta gjatë asaj kohe dhe shumë meshkuj bësojnë se gjaku mesntrual mund të jetë i rrezikshëm. Asnjëra prej këtyre nuk ka baza shkencore por janë tabu kulturore të cilat në shumë vende janë shumë të forta.

Hapi i Dytë: Sa më pak rrëmujë

Ka disa mënyra se si të shmangni njollat apo rrëmujën e seksit menstrual. Gjaku menstrual është ai që është, nuk kemi si ta ndryshojmë, por shumë çifte mbajnë thuajse gjithnjë një peshqir në shtrat, nën legenin e femrës, ose kryejnë marrëdhënie në dush apo ka nga ata që zgjedhin pozicione për ta bërë sa më të vështirë rrjedhjen. Të gjitha këto janë alternativa shumë të mira dhe secili prej jush mund të zgjedhë cilëndo prej tyre.

Seks gjatë PeriodaveGjithashtu ju mund të përdorni edhe një lloj "tape" siç janë diafragmat. Kjo jo vetëm që ju mbron nga shtatzania e padëshiruar por pengon gjakun menstrual të dalë jashtë, meqënëse diafragma mbulon qafën e mitrës, aty nga ku kalon gjaku menstrual prej mitrës.

Hapi i Tretë: Seksi gjatë periodave duhet të jetë i sigurtë

Vetëm sepse jeni duke kryer seks gjatë menstruacioneve nuk do të thotë që mund të bëni seks të pa mbrojtur. Të gjithë mund të infektohen me sëmundje seksualisht të transmetueshme gjatë kësaj kohe, prandaj përdorni prezervativë. Kjo ndoshta nuk vlen për çiftet monogamë që kanë disa vite bashkë në një lidhje të sinqertë.

Edhe pse jo shumë e zakonshme, risku i shtatzanisë është aty, edhe gjatë periodave. Vërtetë është shumë e rrallë, po ka pasur raste shtatzanie të çifteve që kryenin marrëdhënie pa mbrojtje vetëm gjatë periodave. Që një gjë e tillë të ndodhë ka një probabilitet shumë të vogël, por jo zero. Po të flasim në përgjithsi, kjo është një kohë kur mund të praktikohet seksi pa prezervativ për çiftet e martuara që duan të shmangin shtatzaninë por nuk duan t'i japin një 'JO' përfundimtare.

Shumë çifte mendojnë se përderisa mitra është duke shkarkuar të gjithë shtresën e saj me lëndë ushqyese për të pritur zigotën e re nuk mund të ndodhë pllenimi, ndoshta jo me këto terma por e kanë një ide të këtillë. Asnjëherë mos e nënvlerësoni rëndësinë e praktikimit të seksit me mbrojtje.

Pra, flisni me partnerin tuaj për ato që mund t'ju shqetësojnë nëse po mendoni të bëni seks gjatë periodave, mendoni mirë si do të ruani pastërtinë dhe cilat metoda kontraceptive do të zgjidhni, prezervativin, diafragmën etj. Gjithashtu mos harroni për kënaqsinë e mundshme që mund të keni të dy nëse bini dakort të provoni këtë lloj seksi.

  Të pëlqen glauko.al? Dëshiron të lajmërohesh sapo të dalë një artikull i ri? Na ndiq në Facebook ose në Twitter në faqet tona zyrtare!

Më të Lexuar :

 
 

Lidhu me Ne

Mund të na gjeni në Facebook, Twitter dhe Google+ për t'u përditësuar me lajmet më të fundit :

FacebookTwitter Google+